Bamirësia e fundit e Papës, pak para vdekjes dhuroi 200 mijë euro

24 Prill 2025 | 15:07

Ndërsa besimtarët reflektojnë mbi jetën e Papa Françeskut, rrëfime të reja po dalin në dritë mbi veprimet e fundit të tij.

Bëhet fjalë për histori që konfirmojnë kujdesin dhe mëshirën e tij ndaj të dënuarve, për të cilët ai thoshte shpesh se ishin në zemrën e tij.

Imzot Benoni Ambarus, që ishte i ngarkuari me punë i atit të shenjtë për çështjet e bamirësisë dhe kujdesin për të dënuarit në Romë, ka deklaruar se përpara ndarjes nga jeta, Papa dhuroi 200 mijë euro nga llogaria e tij personale për një fabrikë makaronash që vepron në burgun rinor Casal del Marmo.

“Biseduam dhe më tha: I kam mbaruar thuajse të gjitha paratë, por diçka më ka mbetur në llogarinë time. Më pas më kaloi 200 mijë euro”, ka treguar imzot Ambarus.

Ai ka rrëfyer edhe se si të Enjten e Shenjtë, Papa shpenzoi të gjitha energjitë e mbetura për të vizituar burgun Regina Coeli.

“Mbaj mend një njeri të lodhur, që e tërhoqi veten zvarrë, por që oshëtiu me praninë e tij nevojën për vëmendje ndaj të burgosurve. Ai luftoi për ata deri në frymën e fundit, prandaj dhe të dënuarit shihnin shpresë tek ai. Ata kanë humbur një baba”, ka vijuar tregimin e tij imzot Ambarus.

Gjatë rrëfimit të gjatë, ai ka kritikuar sistemin ligjor për dështim në përmbushjen e thirrjes së Papës për më shumë butësi kundrejt të dënuarve.

Edhe pse zyrtarisht i takonte një rrogë mujore prej 30 mijë eurosh, Papa Françesku ka refuzuar ta mbledhë atë gjatë papatit të tij, duke ua dhuruar organizatave të ndryshme, kishave dhe kategorive të tjera në nevojë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026