Si po ruhet trupi i Papës, praktika e lashtë që e mbron nga dekompozimi
Për t’u siguruar që besimtarët të mund ta shohin dhe të bëjnë homazhet e tyre, Papa Françesku i është nënshtruar teknikës së ruajtjes së trupit të quajtur thanatopraksi.
Trupi i tij mbahet në një arkivol të thjeshtë prej zinku brenda një tjetër arkivoli prej druri, që do të qëndrojë i hapur gjatë procesit të ekspozimit.
Para se të ndërronte jetë, ati i shenjtë insistoi që trupi i tij të mos vendosej në një katafalkë, siç njihet arkivoli tradicional i përbërë nga dru selvie, lisi dhe plumb.
Thanatopraksia nuk është mumifikim, por një teknikë për ruajtjen e trupit e përdorur për ekspozimin publik të trupave të pajetë.
Praktika, e lejuar në Itali në bazë të një ligji të miratuar në 2022-shin, konsiderohet një metodë moderne dhe evolutive balsamimi dhe dallohet nga përdorimi i substancave më pak agresive, të cilat respektojnë trupin e njeriut.
Ajo konsiston në një trajtim higjenik që ngadalëson procesin e dekompozimit, duke lejuar që paraqitja natyrale e të ndjerit të ruhet për disa ditë.
Procedura përfshin injektimin e lëngjeve mbrojtëse në sistemin arterial, dezinfektimin e plotë të trupit, një “make up” të moderuar, si dhe pozicionimin e duarve dhe rregullimin e fytyrës për të garantuar një paraqitje paqësore.
Në të kaluarën, papat i nënshtroheshin balsamimit, një teknikë më agresive që parashikon heqjen e organeve të brendshme dhe injektimin e substancave të forta si formalin dhe alkool.
LEXONI GJITHASHTU:
Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
- 15:39 Tensionet në rritje, Irani: Memorandumi i Mirëkuptimit është pezulluar pasi SHBA-të shkelën angazhimet e tyre
- 15:29 Forcat ukrainase godasin qendra kryesore logjistike në Rusinë qendrore, disa të vrarë (VIDEO)
- 15:14 Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
- 14:42 Joan Capdevila i kërkon ndihmë Trump pas refuzimit të hyrjes në SHBA për të ndjekur finalen e Botërorit
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar