Vuçiç: SHBA shtyn për herë të tretë sanksionet ndaj industrisë serbe të naftës

26 Prill 2025 | 13:08

Shtetet e Bashkuara e kanë shtyrë për dy muaj futjen në fuqi të sanksioneve amerikane ndaj Industrisë Serbe të Naftës (NIS), njoftoi të shtunën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sanksionet duhej të hynin në fuqi më 28 prill, por janë shtyrë deri më 27 qershor, tha Vuçiq në Instagram.

“Lajm i mirë për qytetarët e Serbisë. Serbia ka arritur të marrë një shtyrje të re të sanksioneve ndaj NIS-it, kësaj radhe për dy muaj, deri më 27 qershor. Faleminderit partnerëve tanë amerikanë për mirëkuptimin e qëndrimit të Serbisë”, tha Vuçiq.

Shtetet e Bashkuara e vendosën NIS-in në listën e sanksioneve më 10 janar për shkak të pjesëmarrjes në pronësi të kompanisë ruse, Gazprom Neft, me qëllim të parandalimit të Rusisë që të përdorë të ardhurat nga sektori energjetik për luftën në Ukrainë.

Prej atëherë, Uashingtoni e ka shtyrë tri herë futjen në fuqi të sanksioneve të tij ndaj NIS-it.

NIS-i njoftoi gjatë kësaj jave se kishte bërë kërkesë në Departamentin amerikan të Thesarit për lëshimin e një licencë të veçantë për pezullimin e zbatimit të sanksioneve kundër saj.

Edhe Qeveria e Serbisë kishte bërë kërkesë te autoriteteve amerikane për shtyrjen e sanksioneve.

Kompanitë ruse, Gazprom Neft dhe Gazprom, zotërojnë shumicën e aksioneve në NIS (56.15 për qind), ndërsa Serbia ka në pronësi gati një të tretën e aksioneve.

Në vitin 2008, Serbia i shiti 51 për qind të aksioneve të kompanisë NIS te kompania shtetërore ruse, Gazprom Neft, për një çmim prej 400 milionë eurosh, pa tender.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?

Gjatë 12 viteve të qeverisjes së Narendra Modit në Indi, vetëm një ministër i kabinetit kishte dhënë dorëheqjen më parë, dhe kjo për shkak të...
09:25 | 27/07/2026

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026