Rriten shpenzimet familjare, më shumë se 36 000 lekë shkojnë për ushqime
Shpenzimet mesatare mujore për një familje shqiptare janë 91,700 lekë, me rritje rreth 4% krahasuar me vitin e kaluar.
Një analizë më e detajuar se si harxhohen këto para, është bërë nga qendra e studimeve ALTAX, e cila thotë se 40% e tyre shkon për ushqime dhe pije joalkoolike. Në vlerë, janë 36 400 lekë që shpenzohen në tregje dhe markete.
Shpenzimet për banesën dhe faturat e ujit dhe energjisë përfaqësojnë 10% të shumës, ose 8900 lekë.
Për transportin publik familjet harxhojnë mesatarisht 6800 lekë ose 7% të buxhetit, ndërsa shpenzimet e tjera që lidhen me arsimin, shëndetësinë, argëtimin, veshmbathjen dhe përkujdesjen, shpenzimi i përgjithshëm është 43%.
Duke analizuar këtë ndarje, dilet në përfundim se familjet me të ardhura të ulëta për shembull., dy paga minimale ose ndihma sociale kanë vështirësi të konsiderueshme në përballimin e shpenzimeve të jetesës.
Kjo krijon nevojën për mbështetje shtesë, përfshirë politika sociale, mundësi për kurse profesionale, dhe nxitjen e mundësive për punësim.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta