Berisha: Për personat me aftësi ndryshe, shteti do mbulojë të gjitha shpenzimet

14 Prill 2025 | 12:43

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të hënë një takim me persona me aftësi ndryshe, ku paraqiti ofertën e tij elektorale për këtë kategori të caktuar.

Berisha e cilësoi trajtimin aktual të këtyre qytetarëve si një formë braktisjeje, duke theksuar se shumë prej tyre përballen me pensione të ulëta që nuk mbulojnë nevojat bazë, ndërsa ka shumë pak mundësi punësimi për ta.

Berisha premtoi se nëse PD vjen në pushtet asnjë pension nuk do të jetë më nën 200 euro, dhe se shteti do të sigurojë një minimum jetik për çdo qytetar me aftësi ndryshe që është kryefamiljar. Ai nënvizoi se familjarët e personave me aftësi ndryshe do të përfitojnë gjithashtu nga ky minimum jetik. Sipas tij, për çdo person me aftësi ndryshe, shteti do të mbulojë të gjitha shpenzimet për jetesën dhe trajtimin e nevojshëm, duke përfshirë mjete ndihmëse si karrocat, pa asnjë pengesë burokratike.

“Së pari, ju falënderoj për praninë tuaj këtu, përfaqësues të dhjetëra mijëra qytetarëve shqiptarë me aftësi ndryshe dhe t’u siguroj se ky program që ne kemi për ju brenda 100 ditëve të para do të sjellë një ndryshim rrënjësor në qëndrimin e shoqërisë ndaj jush.

Sot, qëndrimi i shoqërisë ndaj jush në një mënyrë apo një tjetër, është një lloj braktisje.

Sepse, braktisje është në qoftë se ju për problemet që keni, paguheni me një shumë qesharake.

Në qoftë se, shoqëria nuk bën çdo përpjekje për përfshirjen tuaj brenda atyre mundësive që keni në jetën normale, në punë.

Po të shohësh sot, nga 17 mijë invalidë të deklaruar në gjendje pune, janë gjithsej të punësuar 300-400 prej tyre.

Në administratën shtetërore, që e ka për detyrim, nga 220 mijë punonjës, ka gjithsej 212 invalidë.

Kjo është një aktakuzë shumë e rëndë për këtë administratë.

Dhe unë u garantoj ju të dashur miq se pothuaj një e treta e rrogave që jepen në administratën shtetërore janë në emigracion dhe nuk janë fare në Shqipëri, por janë emra të regjistruar dhe qeveritarët, zyrtarët ndajnë ato paratë njëri me tjetrin.

Kurse ju iu lënë me pensione absolutisht si aktakuzë e rëndë e kësaj vjedhje që bëhet.

140 mijë lekë pensioni, në një kohë kur shumë nga ju jeni kryefamiljarë, keni njerëz për të mbajtur, keni detyrime përveç vetes tuaj, do të thotë t’u dënosh ju me mjerim. Dhe ky, është dënimi me mjerim.

Sepse në qoftë se i jep ti tjetrit 150 mijë lekë të vjetra për të kaluar muajin me të gjithë problemet që ka, ilaçet, etj, ai nuk e përballon dot kurrë jetën.

Ne e kemi shpallur, në Shqipëri nuk do ketë pension nën 200 euro.

Por u garantoj se pensionet për ju, pra ky minimum jetik do tejkalohet sipas shkallës së aftësisë ndryshe, pa asnjë lloj hezitimi.

U siguroj se për secilin qytetar me aftësi ndryshe, që është kryefamiljar, që mban familjen, familjarët e tij do trajtohen me minimumin jetik.

Nuk do mund të bëjë kush korrupsioni mbi ju.

Shikoni çfarë djallëzie kanë bërë këta, që nuk e ka kërkush. Ligji që parashikon përmbushjen e nevojave tuaja, ai ligj nuk thotë për qytetarët me aftësi ndryshe, por thotë edhe për qytetarët me aftësi ndryshe, domethënë që të lëshohet edhe lukunia tjetër.

Por, ne qëllimin duhet ta kemi në radhë të parë për këtë grup të shoqërisë, sepse aty është prova e njerëzisë, prova e humanizmit, prova e bamirësisë.

Nuk është bamirësi, është detyrim madhor.

Ne do bëjmë gjithçka për rehabilitimin.

E kam theksua dhe e theksoj se ky është një sektor mungestar në Shqipëri.

U siguroj që investimet më serioze do bëhen në sektorin e rehabilitimit, në mënyrë që secili qytetar me aftësi ndryshe, të mund të zhvillojë, të përmirësojë aftësitë e tij, të ushtrohet dhe të rehabilitohet.

Rehabilitimi këtu është pothuajse inekzistent.

Ose po të duash ta marrësh, është shumë i kushtueshëm dhe nuk përballohet.

Ne nuk jemi ende një vend i pasur, por ne jemi, ua them unë ju me garancinë më të madhe, me vërtetësinë më të madhe, se ne jemi një vend, i cili në rast se përdor me transparencë dhe drejtësi buxhetin e vet, nuk do ketë asnjë shqiptar në gjendje mjerimi.

Sepse qeveria disponon çdo vit të ardhurat që mbledh nga qytetarët dhe ajo duhet t’i shpërndajë ato me drejtësi”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026