Berisha krah LaCivita në Pallatin e Kongreseve, PD prezanton programin
Partia Demokratike mblodhi mbrëmjen e së shtunës Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Kongreseve ku do të prezantojë “programin për Shqipërinë Madhështore 2025-2029”.
Konsulenti i fushatës së PD-së, amerikani Chris LaCivita, i pranishëm në hapjen e fushatës zgjedhore një ditë më parë, ishte edhe në Kuvendin e PD-së për programin elektoral në krah të kryetarit Sali Berisha.
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili e mori i pari fjalën në Kuvendin Kombëtar të PD, ironizoi mitingun e çeljes së fushatës nga Partia Socialiste, që sipas tij u përbuz nga qytetarët të cilët kanë refuzuar premtimet e pambajtura të qeverisë.
Ai renditi disa nga pikat e programit elektoral të PD dhe lëvizjet e para që do të bëjë e djathta sapo të vijë në pushtet.
“Masa e parë është miratimi i minimumit jetik prej 200 eurosh, i cili garanton se çdo pension pleqërie, invaliditeti apo ndihmë ekonomike respekton dinjitetin njerëzor.
Paga minimale 500 euro, siguron çdo të ri apo punëtor në punët më të vështira se mund dhe duhet të ketë një shpërblim të denjë për djersën e vet.
Paga mesatare 1200 euro, i jep profesionistit në sektorin publik apo atë privat statusin që meriton dhe shanset reale për të mundësuar banim dhe mirëqenie për familjen e tij.
Çmimi i energjisë 7 lekë/Kw/h u mundëson qytetarëve të vendit me burime të mëdha hidrike që të paguajnë një çmim të drejtë, përkundër zhvatjes qeveritare të deritanishme”, tha Këlliçi.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë