Berisha në hapjen e fushatës: Rama do ta ketë të vështirë natën sonte

11 Prill 2025 | 20:45

Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht që në orën 19:00 fushatës elektorale, më në krye liderin e opozitës Sali Berisha. Në fjalimin e tij, ai ka shprehur mirënjohjen ndaj të gjithë të pranishmëve të cilët ishin në një numër të lartë.

Berisha e cilësoi natën e sotme të hapjes së fushatës si ndër më të veçantat pasi sipas tij, do sjellë nisjen e një beteje me fitore.

“Të nderuar demokratë dhe opozitarë të Tiranës, burra dhe gra fisnikë që e keni bërë sot këtë shesh më të bukurin e Shqipërisë dhe në Europë. Përshëndetje e përzemërt shkon për kandidatët e Alencës së Shqipërisë Madhështore dhe për Chris LaCivita, kryetari i Komitetit të Partisë Republikane.

Në jetën timë kam mbajtur shumë fjaime por sonte jam më i emocionuar se asnjëherë kur shof njerëz të lirë dhe fisnikë që keni përcjellur energjinë e fitores sonë.

Shqipëria Madhështore është Shqipëria e shpirtit tuaj, është e dashruisë tuaj për ne, dashurisë për familjen dhe idealeve të lirisë. Imagjinoni krahun tjetër, patronazhistë mëkatar. Rama, sonte e ke të vështirë natën.

Kjo është një natë ndër më të veçantat, sepse sonte ne vimë këtu për të nisur betejën tonë, atë të fitores, të Shqipërisë madhështore, betejë në të cilën Shqipëria ngrihet përsëri”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026