“Do doja të isha unë Papa”- Trump pyetet se kush mund ta marrë drejtimin e Vatikanit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë me nota humori lidhur me pasuesin e Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë javën e kaluar në moshën 88-vjeçare.
Trump u pyet nga gazetarët nëse kishte një preferencë se kush duhet të merrte drejtimin e Selisë së Shenjtë. Edhe pse nuk dha një emër të preferuar mes kardinalëve të mundshëm, ai vlerësoi kardinalët amerikanë në garë.
“Do të doja të isha Papa. Kjo do të ishte zgjedhja ime numër një,” tha Trump gjatë një deklarate për gazetarët nga Shtëpia e Bardhë.
Edhe pse me nota të qarta ironike, Trump nuk përjashtoi interesin për zhvillimet në Vatikan, duke përmendur kardinalin Timothy Dolan nga Neë Yorku si një figurë të denjë, ndonëse ai nuk shihet si një kandidat i mundshëm për kreun e Kishës Katolike.
Në mesin e kandidatëve të përfolur ndodhet një tjetër amerikan, kardinali Joseph Tobin nga Neëark, por deri më sot, asnjë amerikan nuk është zgjedhur Papë.
Trump, së bashku me bashkëshorten e tij Melania, mori pjesë në ceremoninë mortore në Vatikan, ndërkohë që marrëdhëniet e tij me Papa Françeskun kanë qenë të tensionuara gjatë kohës së presidencës së tij, kryesisht për shkak të dallimeve në qëndrimet mbi emigracionin dhe çështjet sociale.
Pritet që rreth 135 kardinalë të mblidhen më 7 maj në konklavën e mbyllur për të zgjedhur Papën e ri.
Procesi, që zhvillohet me dyer të mbyllura në Kapelën Sistine, do të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të Selisë së Shenjtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq