Djali rekrutonte vajza për prostitucion, babait i sekuestrohet apartamenti e makinat

30 Prill 2025 | 11:26

Pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka sekuestruar një apartament dhe dy automjete të një personi në Tiranë. Prokuroria dyshon se të ardhurat për krijimin e këtyre pasurive vijnë nga elementë kriminalë, konkretisht nga djali i tij, i cili akuzohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë, rekrutonin vajza për prostitucion drejt Italisë.

Nga hetimet e shtrira ka rezultuar se shtetasi A.Gj., i cili ka një balancë negative në banka, nuk justifikon blerjen e një apartamenti dhe dy makinave në pronësi të tij. Këto pasuri dyshohet se janë blerë me paratë e djalit të tij, I.Gj., të fituara nga aktiviteti kriminal i përfshirë në “Trafikimin e personave të rritur”.

Për këtë arsye, janë sekuestruar pasuritë në emër të shtetasit A.Gj., si më poshtë:

  • Pasuri e paluajtshme: Apartament nr. 3, me sipërfaqe 117.78 m², Pallatet “Sandy”, Sh.P.K., Tiranë;

  • Pasuri e luajtshme: Automjet tip “Renault Scenic”;

  • Pasuri e luajtshme: Automjet tip “Lancia Musa”.

Njoftimi i Porkurorisë së Tiranës

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit A.Gj., një apartament dhe dy makina, si person i lidhur me shtetasin I.Gj, i cili është subjekt i hetimit pasuror në bazë të ligjit ‘Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar’.

Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit pasuror nr.81, viti 2020, mbi shtetasin I.Gj., i dënuar dhe arrestuar për veprën penale ‘Trafikim i personave të rritur’ parashikuar nga neni 110/a/2 i Kodit Penal, ka dyshime se pasuria e vënë prej tij ose familjarëve të tij nuk përputhet me të ardhurat e ligjshme.

Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë rekrutonin vajza për prostitucion në drejtim të Italisë dhe pas kryerjes së veprimeve hetimore, në vitin 2015, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, caktoi masën e sigurimit ‘Arrest në burg’.

Nga hetimet e shtrira tek personat e lidhur me të, rezultoi se i ati i tij, shtetasi A.Gj., me balancë negative në banka, nuk justifikon me të ardhurat blerjen e një apartamenti dhe dy makinave në pronësi të tij. Këto pasuri të paluajtshme, dyshohet se janë fituar nga personi i lidhur A.Gj., si rezultat i përfshirjes së djalit të tij të dënuar I.Gj. nga aktiviteti kriminal në ‘Trafikimin e personave të rritur”.

Për sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkoi sekuestrimin e pasurive në emër të shtetasit A.Gj si më poshtë:

  1. Pasuri e paluajtshme, apartament nr. 3 me sip 117.78 m,2, Pallatet “SANDY” Sh.P.K, Tiranë;
  2. Pasuri e luajtshme, automjet tip “Renault Scenic”; dhe
  3. Pasuri e luajtshme, automjet tip “Lancia Musa”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026