India dhe Pakistani drejt përplasjes? Burime nga Islamabadi: Kemi informacione se…
Pakistani ka thënë se ka “informacione të besueshme” se India synon të nisë veprime ushtarake, ndërsa tensionet midis dy vendeve vazhdojnë të përshkallëzohen.
Vendet fqinje vendosën masa të gjera kundër njëra-tjetrës pasi 26 persona u vranë në një sulm pranë qytetit turistik Pahalgam në Kashmirin e kontrolluar nga India më 22 prill.
India pretendon se ka identifikuar tre sulmuesit e përfshirë, midis të cilëve dy shtetas pakistanezë. Ajo thotë se ata janë “terroristë” që po zhvillojnë një revoltë të dhunshme kundër shumicës myslimane në Kashmir.
Islamabadi ka mohuar vazhdimisht se ka pasur ndonjë përfshirje në sulm, për të cilin një grup i njohur si Rezistenca e Kashmirit ka marrë përgjegjësinë, dhe bëri thirrje për një hetim neutral.
Marrëdhëniet midis dy vendeve – të cilat të dyja e pretendojnë Kashmirin si territor të tyre – kanë vazhduar të përkeqësohen.
Në një deklaratë herët të mërkurën, Pakistani tha se kishte “informacion të besueshëm” se India synon të kryejë veprime ushtarake kundër saj në “24-36 orët e ardhshme me pretekstin e akuzave të pabaza dhe të sajuara për përfshirje në incidentin e Pahalgam”.
Ministritë e Jashtme dhe të Mbrojtjes të Indisë nuk kanë komentuar mbi pretendimet.
Kjo vjen pasi zyrtarët e ushtrisë indiane thanë se i ishte përgjigjur disa herë zjarrit me armë të vogla “të paprovokuara” nga postet e ushtrisë pakistaneze.
Nuk është raportuar për viktima dhe ushtria pakistaneze nuk është përgjigjur ndaj këtyre pretendimeve.
Ministri i mbrojtjes i Pakistanit, Khawaja Asif, i tha gjithashtu emisionit The World With Yalda Hakim të Sky News se bota duhet të jetë e “shqetësuar” për mundësinë e një konflikti në shkallë të plotë që përfshin të dy vendet, të cilat të dyja kanë armë bërthamore.
Kryeministri Narendra Modi është zotuar të ndjekë dhe ndëshkojë ata që janë përgjegjës për incidentin.
Sipas Reuters, rreth 48 nga 87 destinacionet turistike në Kashmirin e kontrolluar nga India janë mbyllur gjithashtu dhe qeveritë në Jammu dhe Kashmir kanë vendosur masa të shtuara sigurie në ato të mbeturat.
SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar u kanë kërkuar të dy vendeve të mos përshkallëzojnë tensionet, ndërsa sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pritet të flasë së shpejti me homologët e tij në Indi dhe Pakistan.
India me shumicë hindu akuzon Pakistanin Islamik për financimin dhe inkurajimin e militantizmit në Kashmir. Islamabadi thotë se ofron vetëm mbështetje morale dhe diplomatike për kërkesën e Kashmirit për vetëvendosje.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje