Gjysmëfinale dramatike me 6 gola e spektakël, Barcelona dhe Inter ndahen në barazim
Barcelona dhe Inter kanë ofruar një përballje të jashtëzakonshme në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së UEFA Champions League, e cila përfundoi me rezultatin spektakolar 3-3 në “Spotify Camp Nou”, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit në Milano.
Zikaltrit befasuan menjëherë, duke kaluar në avantazh që në sekondën e 31-të të takimit. Denzel Dumfries asistoi për Marcus Thuram, i cili me një lëvizje të bukur individuale dhe një “finte” elegante, zhbllokoi rezultatin.
Vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 21-të, vetë Dumfries dyfishoi avantazhin për Interin me një realizim akrobatik brenda zonës.
Reagimi i katalanasve ishte i menjëhershëm. Lamine Yamal realizoi një gol të shkëlqyer pas një aksioni individual, duke ngushtuar shifrat dhe duke i dhënë impuls ekipit të tij.
Ferran Torres arriti të barazojë rezultatin në 2-2, pas një presioni të vazhdueshëm të vendasve.
Pavarësisht dominimit të Barcelonës në lojë dhe raste, Interi ishte klinik në sulm. Pas një goditjeje këndi, Dumfries gjeti golin e tretë personal dhe të skuadrës së tij.
Megjithatë, edhe këtë herë Barça reagoi, kur një gjuajtje e Raphinha-s që u përplas në traversë, u kthye nga portieri Yann Sommer në rrjetë për rezultatin përfundimtar 3-3.
Vlen të përmendet edhe goli i anuluar për Henrikh Mkhitaryan për pozicion jashtë loje në pjesën e dytë. Tashmë gjithçka mbetet për t’u vendosur në sfidën e kthimit në “Stadio Giuseppe Meazza”.
Një moment historik erdhi nga Lamine Yamal, i cili me golin e shënuar u bë lojtari më i ri që shënon në një gjysmëfinale të Champions League, duke thyer rekordin e mëparshëm të Kylian Mbappé të vendosur në vitin 2017.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta