Interi sfidon Barcelonën, katalanasit favoritë për kalimin në finalen e Champions

30 Prill 2025 | 11:38

Një fitore në transfertë ndaj Barcelonës do të ishte historike për Interin, i cili asnjëherë më herët nuk ka mundur dot ta arrijë dicka të tillë në një ndeshje Championsi e në mbrëmje ka shansin. Një duel spektakolar pritet ai i kësaj të mërkure, një klasike e Evropës, me dy nga ekipet më interesante të sezonit, Barcelonën e cila beson te tripleta dhe Interin që ende krenohet me difensivën e vet.

Në letër favoritë absolutë janë spanjollët e arsyet tanimë dihen, fitues të Superkupës, të Kupës së Mbretit, por dhe për dominimin e jashtëzakonshëm në këtë kompeticion, në anën tjetër Interi humbi kupën, në kampionat është 3 pikë larg vendi të parë, e duket se Champions është shpëtimi i sezonit. Gjërat kanë ndryshuar shumë për të besuarit e Inzaghit, që deri pak ditë më parë ëndërronin tripletën, por shpresat u shuan nga rivalët e Milanit.

Ndaj Barcelonës gjithmonë ka rezultuar ndeshje spektakolare, e në ballafaqimin e fundit, Inter i mposhti katalanasit, por skuadrat kanë ndryshuar shumë nga ajo periudhë. Kjo e sotmja është përballja e 13-të mes tyre në Ligën e Kampionëve, ku spanjollët kanë 6 fitore, 2 Inter dhe 4 sfida të mbyllura në barazim. Uefa e ka vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje, ku ka përzgjedhur si arbitër kryesor francezin, Clement Turpin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026