Finalja e Kupës së Mbretit: Madrilenët gati për hakmarrje ndaj Barcelonës

25 Prill 2025 | 14:15

Mbrëmjen e së shtunës luhet klasikja e futbollit spanjoll, një ndër duelet më të mëdha në botë, Barcelona-Real Madrid, finalja e kupës së Mbretit. Të dyja skuadrat vijojnë përgatitjet, ndërsa synojnë fitimin e trofeut, por kjo gjë mund të ndodhë vetëm për një prej tyre. Në kampin katalanas shqetësimi i vetëm është sulmuesi Lewandowski, i cili nuk do të jetë në dispozicion, ndërsa lajmi i mirë mban emrin e Ter Stegen, gardiani gjerman është i gatshëm, por nuk pritet të luajë si titullar.

Casado e Alejandro Balde po ashtu do të mungojnë në këtë duel. Në kampin madrilen Alaban e Camavinga janë në dyshim, ndërsa mungesat e konfirmuara janë Carvajal, Mbappe, Militao dhe Ferland Mendy, të katërt lojtarë të 11shes titullare. PAvarësisht mungesave të dy teknikët janë të bindur se skuadrat e tyre do të bëjnë mirë, sidomos kur diskutohet për përballjen më të rëndësishme për secilën.

Në letër Barcelona shihet si favorite, megjithse në klasike asnjëherë nuk ka asgjë të sigurt. 3 përballjet e fundit janë fituar nga blaugranët, madje me 9 gola të realizuar në 2 sfidat e fundit ndaj madrileënve, shifër e lartë. Barcelona është padyshim rekordmene e kompeticionit me 31 trofe të fituar kundrejt 20 të Realit, ndërsa i dyti renditet Bilbao me 4 më tepër se los blancos.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026