Bologna shokon Interin në minutën e katërt shtesë, gara për titull me “fotofinish”

20 Prill 2025 | 21:05

Teksa dukej se sfida do të mbyllej në barazim pa gola, Riccardo Orsolini bëri magjinë me një gjysmë-roveshatë në minutën e 94-të për të shtangur zikaltërit dhe për t’i dhënë fitores skuadrës së tij.

Bologna mposhti Interin me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 33-të të Serie A, duke bërë luftën për titull tërësisht të barabartë.

Interi e nisi më mirë takimin, duke rrezikuar që në start me Carlos Aguston, por ky i fundit nuk ishte i saktë.

Në minutën e 33-të, Interi kërkoi penallti, por gjyqtari nuk e akordoi atë. E njëjtë kërkesë pati edhe Bologna në minutën e 50-të, por sërish gjyqtari i takimit nuk u shpreh.

Interi mund të kishte marrë tri pikë, pasi pati dy raste të shkëlqyera brenda pak sekondash, me Lautaro Martinez dhe Mehdi Taremi.

I pari goditi shtyllën, ndërsa tjetri nuk arriti të shënojë nga afër pasi gjuajtja e tij u bllokua.

Bologna nga ana tjetër, në minutën e 90-të, kërkoi penallti për një prekje me dorë të Agustos, por sërish gjyqtari nuk e akordoi.

Kur dukej se skuadrat do të ndanin pikët, në skenë doli Riccardo Orsolini, i cili me një gjuajtje akrobatike vendosi takimin.

Pas humbjes, Interi ka 71 pikë, aq sa Napoli. Bologna, nga ana tjetër, ngjitet në vendin e katërt me 60 pikë.

Me këtë fitore, Bologna ngjitet në zonën Champions me 60 pikë, ndërkohë që ndihmon edhe Napolin në garën për titull, pasi janë në të njëjtat pikë me skuadrën e Inzagit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026