Krasniqi pas takimit me Kurtin: Duhen kandidatura të tjera për kryeparlamentar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, foli pas takimit me kandidatin për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku tha se situata politike mbetet e pandryshuar, pavarësisht diskutimeve të zhvilluara.
“Nuk ka ndryshuar asgjë situata,” u shpreh Krasniqi për mediat.
“Nuk më tha që ka ndryshuar [qëndrim]… sinjalet nuk mund t’i interpretoj. Unë besoj shumë fuqishëm që nëse dëshiron ta zhbllokojë dhe ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit, ai duhet qysh sot ta ndërrojë kandidatin. A e ndërron? Ta shohim. Nëse e ndërron, e kuptoj si vullnet për ta zhbllokuar situatën. Nëse s’e ndërron, e shoh të kundërtën,” deklaroi kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit me Albin Kurtin.
Ai bëri të ditur se i ka kërkuar Kurtit të shqyrtojë kandidatura të tjera për postin e kryetares së Kuvendit, por theksoi se nuk mori asnjë përgjigje konkrete në lidhje me këtë propozim.
Kemi shkëmbyer ide për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Idetë tona janë të njëjtat që kemi pasur gjithmonë, dhe i kam thënë z. Kurti po ato gjëra që i kam theksuar pas çdo dështimi të seancave. PDK-së, por edhe z. Kurti, i kam bërë të qartë se është shumë me rëndësi të zhbllokohet kjo situatë dhe të hyhet në afatet kushtetuese për zgjedhjen e qeverisë së ardhshme.
Privilegji për ta zgjedhur kryeparlamentarin i takon Vetëvendosjes, por kjo është hera e parë në historinë e parlamentarizmit që një parti pa shumicë parlamentare kërkon të zgjedhë kryetarin e Kuvendit. Një gjë e tillë nuk mund të imponohet.
I thashë z. Kurti se do të ishte mirë të mendohej për kandidatura të tjera. Ne nuk kemi pasur qëndrim mohues apo bllokues. Nuk na takon neve t’ia zgjedhim kryetarin e Kuvendit partisë që ka dalë e para. Asnjëherë në të kaluarën nuk është zgjedhur një kryetar pa marrëveshje politike. Por përkundër kësaj, po them: ejani të votojmë një figurë të pranueshme. Tashmë janë përmendur dy emra nga kolegë të opozitës që mund t’i kenë votat.
I pyetur për përmbajtjen e diskutimit me Kurtin, Krasniqi tha: “Nuk mund të dal dhe të flas si reporter.”
Takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u mbajt të enjten në orën 08:30, ndërsa Kuvendi i Kosovës vijon përpjekjet për të përmbyllur seancën konstituive të nisur më 15 prill dhe për të zgjedhur udhëheqësinë e re parlamentare.
Ndërkohë që Krasniqi pranoi ftesën për takim, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e refuzoi atë sërish.
Para takimit, kryetari i PDK-së i bëri thirrje Kurtit të reflektojë “me përgjegjësi mbi situatën aktuale dhe të shfaqë vullnet të sinqertë për të mundësuar formimin e institucioneve të reja”, në mënyrë që Kosova të ketë sa më parë një Kuvend dhe një qeveri funksionale.
LEXONI GJITHASHTU:
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup
- 18:02 Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion
- 17:59 Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
- 17:55 Qeveria e re britanike nis punën me uljen e faturave, Burnham heq tarifën shtesë mbi energjinë elektrike
- 17:49 Policia zbardh aksidentin: 1 i vdekur dhe 2 të plagosur; kamioni me pompë betoni u përplas me një automjet dhe ra nga ura
- 17:43 37.5 miliardë dollarë për pesë muaj luftë me Iranin, Hegseth kërkon 87 miliardë të tjera