Stringa: Kuvendi duhet të alarmohej nga niveli i keqpërdorimit të fondeve të buxhetit të shtetit
Rreth 20% e parave që ka shpenzuar ose mbledhur shteti gjatë vitit 2019 janë me të paktën një thyerje ligji, tha ekonomisti Azmi Stringa duke folur në emisionin “Me Pak Fjalë” për gjetjet e raportit të fundit të KLSH mbi veprimtarinë.
Në raportin për veprimtarinë e KLSH në vitin 2020, është konstatuar një dëm ekonomik prej rreth 712 milionë eurosh ndaj shtetit shqiptar.
Nga këto 17.7 milionë klasifikohen si dëm ekonomik dhe 694.1 milionë euro dëm për shkak të shkeljeve të ligjeve ose rregullave nga të insitucionet publike.
Pjesa më e vogël, pra 17.7 milionë euro janë dëm financiar direkt në buxhetin e shtetit, sqaroi ekonomisti Stringa.
“Pjesa tjetër tregon sa lekë të qytetarëve shqiptarë janë përdorur duke thyer të paktën një nen të ligjit, janë përdorur në thyerje të një procedure e cila mund ti ketë dhënë shkasë abuzimeve të caktuara. Pra ai lek nuk është i gjithi i vjedhur por i lë shkasë si rezultat i pasjes minimalisht të një thyerje të ligjit”, tha Azmi Stringa.
Megjithatë sipas tij kjo gjetje e raportit të KLSH-së është shqetësuese duke marrë parasysh se buxheti i shtetit ishte rreth 3.7 miliardë euro.
“Kur 20% e lekëve që ti ke futur, përdoren keq, Kuvendi duhet të alarmohet”, deklaroi Z. Stringa.
Sa i përket raportit të KLSH-së në tërësi ekonomisti vuri në dukje se ai tregon se shteti ka “dobësira strukturale në sistemet e kontrollit që duhet ta mbajnë paranë publike nën monitorim”.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama