Paralajmërimi për dënime të tjera ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon OVL-UÇK

1 Maj 2025 | 20:51

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas shqetësimeve të publikuara sot nga ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqit që paralajmërojnë përgatitjen e dënimeve të tjera ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Prokuroria në Hagë, duke thënë se ato janë një alarm i rëndë për drejtësinë dhe shtetin e Kosovës.

Mbrojtja e ish-zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqit, në parashtresën e fundit, pas insistimit të Prokurorisë në Hagë që ish-krerët e UÇK-së të mos lirohen nga paraburgimi, ka thënë se kjo masë është e panevojshme dhe se vazhdimi i paraburgimit mund të perceptohet si dënim preliminar.

OVL UÇK thotë se këto paralajmërime konfirmojnë frikën e vazhdueshme se procesi gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së ka për qëllim ndëshkimin politik të atyre që udhëhoqën luftën për çlirim, raporton KosovaPress.

“Kjo gjykatë, që në esencë nuk ka për synim vetëm ndjekjen e individëve të caktuar, po tenton të dëmtojë legjitimitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe, përmes saj, edhe shtetësinë e vetë Kosovës. Çdo dënim i mundshëm ndaj drejtuesve të UÇK-së do të paraqiste jo vetëm një padrejtësi personale, por një sulm të drejtpërdrejtë ndaj vetë frymës së lirisë dhe sakrificës së popullit tonë”, thuhet në një reagim në Facebook.

OVL UÇK përkujton se dënimet e deritanishme, përfshirë ato ndaj Sali Mustafës dhe Pjetër Shalës, nuk kanë qenë asgjë tjetër përveçse vendime të padrejta që, në emër të drejtësisë, kanë synuar ta godasin luftën çlirimtare.

“Luftëtarët e lirisë që sot gjenden pas grilave, janë burrat që kontribuuan në çlirimin e vendit dhe themelimin e shtetit të Kosovës. Në vend që të nderohen, ata po përballen me një proces që më shumë ngjan me ndëshkim politik sesa me drejtësi ndërkombëtare.

I bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që të trajtojnë me seriozitet dhe vëmendje të plotë zhvillimet në këtë proces. Heshtja institucionale në këto rrethana është e papranueshme. Është detyrë shtetërore dhe kombëtare që të mbrohet e vërteta e luftës sonë çlirimtare dhe të kërkohet drejtësi reale, jo ndëshkim politik.”

Kujtojmë, janë bërë katër vjet e gjysmë qëkur ish-krerët dhe pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen në paraburgim në Hagë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zgjedhjet në Kosovë, Osmani: Mesazhi i qytetarëve ishte i qartë, duhet lexuar siç duhet nga forcat politike

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një intervistë për CNN lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare teksa theksoi se mesazhi i qytetarëve ishte i...
14:54 | 09/06/2026

Zgjedhjet në Kosovë, OSBE bën thirrje për formimin në kohë të institucioneve

Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk ka reaguar këtë të martë përmes një postimi në “X” lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. ...
11:31 | 09/06/2026

Operacion kundër krimit të organizuar në Kosovë, ndërhyjnë Europol dhe vende të BE-së

Policia e Kosovës, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka nisur një operacion në disa lokacione të vendit...
09:46 | 09/06/2026