Reporterët pa Kufij: Përkeqësim i lirisë së medias në Kosovë
Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.
Ky është viti i dytë radhazi që Kosova shënon rënie, pasi në vitin 2024 ra nga vendi i 56-të në atë të 75-të, shkruan REL.
Në raportin e publikuar nga Reporterët pa Kufij, më 2 maj, në prag të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Kosova renditet më së keqi në zonën e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) tha se është i “alarmuar me rënien e re, drastike” të Kosovës në renditjen e indeksit vjetor për lirinë e shtypit.
“AGK-ja është thellësisht e shqetësuar me këtë renditje, më e ulëta për një dekadë, që prej vitit 2015. Megjithatë, e sheh si reflektim të një politike të vazhdueshme aktive armiqësore të dy vjetëve të fundit të udhëhequr nga Qeveria e partisë politike, Vetëvendosje”, u tha në reagimin e AGK-së.
Ky asociacion ftoi aktorët institucionalë e të shoqërisë civile të punojnë së bashku që të përmirësohet liria e medias në Kosovë.
LEXONI GJITHASHTU:
Zgjedhjet në Kosovë, Osmani: Mesazhi i qytetarëve ishte i qartë, duhet lexuar siç duhet nga forcat politike
Zgjedhjet në Kosovë, OSBE bën thirrje për formimin në kohë të institucioneve
Operacion kundër krimit të organizuar në Kosovë, ndërhyjnë Europol dhe vende të BE-së
- 15:16 Rama me gazetarët evropianë: Protesta është e drejtë themelore, kam marrë pjesë edhe vetë në të kaluarën
- 15:14 Rama i përgjigjet senatorit amerikan: Shqipëria nuk duhet trajtuar si pjesë e politikës së brendshme të SHBA-së
- 14:57 “Detektori i gënjeshtrave” dhe i të vërtetave që dhembin, mes një çifti “molotov”- këtë të premte në TK
- 14:54 Zgjedhjet në Kosovë, Osmani: Mesazhi i qytetarëve ishte i qartë, duhet lexuar siç duhet nga forcat politike
- 14:46 Dosja Epstein, asistentja Lesley Groff do të dëshmojë para Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA
- 14:28 Pamja e fundit e 34-vjeçarit Eglant Koçi, dyshohet se u rrëmbye për paratë digjitale