Izraeli planifikon zgjerimin e operacioneve ushtarake në Gaza

3 Maj 2025 | 08:59

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Eyal Zamir, kanë diskutuar për zgjerimin e operacioneve ushtarake në Gaza, në një takimi të gjatë, raporton faqja e lajmeve Ynet.

Gjatë takimit, Katz dhe Zamir i paraqitën Netanyahu një plan të ri për të intensifikuar presionin ushtarak mbi Hamasin, me synimin për të arritur më shumë rezultate nga luftimet në Gaza. Plani përfshin thirrjen e mijëra rezervistëve të tjerë, një masë që mund të miratohet nga kabineti izraelit më 4 maj.

Sipas një burimi të afërt me ushtarakët, operacionet ushtarake do të rriten ndjeshëm “derisa Hamasi të lirojë pengjet”, duke nënkuptuar një përpjekje për të shtuar presion mbi grupin militant. Ky plan përmban një fazë të re të operacioneve, të cilat, sipas zyrtarëve, nuk do të synojnë të pushtojnë tërësisht Gazën, por do të përpiqen të shkatërrojnë strukturat dhe infrastrukturën e Hamasit.

Në një deklaratë të mëparshme, më 24 prill, Eyal Zamir kishte paralajmëruar se ushtria izraelite do të zgjeronte operacionet e saj në Gaza nëse nuk arrihej përparim në bisedimet për lirimin e pengjeve të mbajtur nga Hamas.

Konflikti në Gaza rifilloi më 18 mars, kur Izraeli i dha fund një armëpushimi të arritur që nga janari, duke nisur sulme masive në enklavë. Ky veprim pasoi dështimin e bisedimeve ndërmjetësuese, përfshirë përpjekjet e dërguarit të SHBA-së, Steve Witkoff, i cili kishte prezantuar propozime për një marrëveshje.

Sipas raportimeve të fundit nga Izraeli, Hamasi aktualisht mban 24 pengje të gjallë dhe 35 trupat e pengjeve të vdekur në Gaza, duke shtuar tensionet në një situatë tashmë të ngarkuar me dhunë dhe pasiguri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026