Zgjedhjet e 11 majit: Ja sa të burgosur kanë të drejtë vote dhe sa janë përjashtuar
Më 11 maj do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare, duke përfshirë edhe të burgosurit në Shqipëri. Sipas të dhënave të publikuara nga Euronews Albania, 2886 të paraburgosur dhe të dënuar kanë të drejtën e votës për këto zgjedhje.
Megjithatë, rreth 33% e popullatës së burgjeve, ose 1450 të dënuar, janë përjashtuar nga listat e votuesve për shkak të ligjit të dekriminalizimit, i cili u heq të drejtën e votës personave të dënuar për vepra të rënda penale.
Zv/drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Femi Sufaj, konfirmoi këto të dhëna dhe theksoi se Drejtoria e Burgjeve ka marrë masat e nevojshme për organizimin e procesit të votimit në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Po ashtu, për një grup të paraburgosurve dhe të dënuarave në burgun e grave në Posjkë të Pogradecit, janë ndërmarrë hapa për t’iu mundësuar të drejtën e votës.
Për të shmangur konfuzionin në listat e votuesve, janë pezulluar transferimet në burgje për një muaj dhe është ofruar mundësia për pajisje me dokument identifikimi për ata që e kanë humbur ose u ka skaduar dokumenti.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta