Kryepolici Proda-vartësve: Kujdes me postimet politike në rrjetet sociale
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti, Ilir Proda, ka shpërndarë një urdhër që kërkon nga të gjithë vartësit e tij të tregojnë kujdes të veçantë në lidhje me postimet që mund të përmbajnë qëndrime politike në rrjetet sociale.
Euronews Albania ka siguruar shkresën ku Proda i kujton se sipas ligjit, nëpunësve civilë u ndalohet të shprehin publikisht preferenca apo bindje politike, përfshirë edhe në platformat si “Facebook”, “Instagram”, “Twitter” dhe “Whatsapp”.
Ky urdhër është i lidhur me periudhën e fushatës elektorale dhe përfshin një ndryshim të rregullores së brendshme të Policisë së Shtetit për mbikëqyrjen e sjelljes së nëpunësve civilë. Kryepolici thekson gjithashtu zbatimin e ligjit për nëpunësin civil dhe vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Vendimi erdhi pas pezullimit të një nën/komisari në Shkodër, i cili postoi një shkrim me përmbajtje politike në Facebook, ku ngrinte pyetjen: “A do dinë dukagjinasit të votojnë për vete më 11 maj 2025?”. Ky postim ka nxitur një hetim disiplinor ndaj tij.
LEXONI GJITHASHTU:
- Të shtëna me armë zjarri në Laç, raportohet për disa të plagosur
- Zgjedhjet e 11 majit: Ja sa të burgosur kanë të drejtë vote dhe sa janë përjashtuar
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit