Kosovë/ Kërkuan votim të fshehtë, deputeti i LVV-së tregon arsyen

5 Maj 2025 | 10:26

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj deklaroi se arsyeja pse po kërkojnë votimin e fshehtë është për shkak se mund të ketë “deputetë që mund të votojë me vullnetin e tij politik që të zgjedh kryetarin e kuvendit”.

Ai para fillimit të seancës, tha se Albulena Haxhiu do të jetë sërish propozimi i tyre dhe se do të vazhdojnë me votim të fshehtë në këtë seancë.

“Nuk ka ndryshim, sërish do ta kemi kandidaten zonjën Albulena Haxhiu. Sigurisht që votimi i fshehtë nuk është shkelje as ligjore as procedurale. Edhe besoj që do të shkojmë në të njëjtën formë. Subjektet politike tashmë i kanë qëndrimet e veta, unë nuk i kuptoj pse nuk hyjnë në votim të fshehtë. Ndoshta kjo na shtyn në idenë e asaj që ata mund të kenë frikë nga deputetët e tyre, mirëpo unë nuk e besoj këtë”, deklaroi ai.

Para fillimit të seancës, përpjekjes së njëmbëdhjetë për konstitutim të kuvendit, Rexhaj deklaroi se mund të ketë deputetë që voton ndryshe nga qëndrimi partiak

“Sepse me qenë se janë këta numra të cilët janë tashmë, e që të cilat ju po i shihni, mund të ketë deputet i cili pra vendos me vullnetin e vet për ta zhbllokuar. Sepse subjektet politike kanë qëndrimet e tyre, mbajnë anë, ndoshta në vullnetin e tyre politik mund të jetë ndonjëri i cili pra vendos që ta zgjedh kryetarin e kuvendit, të konstituohet kuvendi në tërësi dhe të vazhdojmë me procedurat e tjera”, deklaroi Rexhaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026