Euro-skeptik dhe kundër Ukrainës, kush është nacionalisti që fitoi në Rumani

5 Maj 2025 | 15:18

Një kandidat nacionalist i krahut të djathtë që është kundër ofrimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe skeptik për BE-në ka arritur një fitore të fortë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani.

George Simion doli i pari me mbi 40 për qind të votave dhe do të garojë në balotazhin e 18 majit si favorit kundër kryebashkiakut liberal të Bukureshtit.

Nicusor Dan mundi me një diferencë të ngushtë Crin Antoneskun, një kandidat i koalicionit qeverisës, me rreth 21 për qind të votave.

Gjashtë muaj më parë, zgjedhjet presidenciale të Rumanisë përfunduan në skandal dhe konfuzion. Ato u fituan nga kandidati radikal Calin Georgescu, por fitorja e tij u anulua nën dyshimin e shkeljes së ligjeve elektorale dhe ndërhyrjes ruse.

Pasi qendrat e votimit u mbyllën mbrëmjen e së dielës, Simion falënderoi ata që votuan për të. “Ishte një akt kuraje, besimi dhe solidariteti”, tha ai në një mesazh të regjistruar.

“Këto zgjedhje nuk janë për një kandidat apo një tjetër, por për çdo qytetar rumun që është mashtruar, injoruar, poshtëruar dhe që ka ende forcë për të besuar dhe mbrojtur identitetin dhe të drejtat tona”, tha Simion.

Mbështetja për të ishte e fortë tek diaspora rumune. Ai siguroi mbi 70 për qind të votave nga rumunët që jetojnë në Itali, Spanjë dhe Gjermani.

38-vjecari është gjithashtu një admirues i presidentit Donald Trump dhe thotë se dëshiron një BE të përbërë nga vende të forta dhe sovrane.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035

Italia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të energjisë bërthamore. Dhoma e Deputetëve miratoi ligjin kuadër që i hap rrugën qeverisë të hartojë...
22:39 | 04/06/2026

Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur

Zelensky përsëriti se Rusia nuk do ta pushtojë Donetskun dhe Ukraina do ta ruajë pavarësinë e saj “Ju i shtyni rregullisht, çdo disa muaj, afatet...
22:37 | 04/06/2026

Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes

Një armëpushim nuk është i nevojshëm për të filluar negociatat për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, tha presidenti rus Vladimir Putin. “Nuk ka nevojë...
22:36 | 04/06/2026