Studimi për të shkuarën komuniste dhe të zhdukurit, Ndou: Ekzaminim 6 varrezave
Mediat sociale janë mjeti me të cilin sot informohet brezi i ri për historinë dhe njohja e tyre për të shkuarën është e manipuluar.
Ky është përfundimi ku ka arritur në bazë të një studimi, Instituti për Media, Demokraci dhe Kulturë, ku pedagogë, studiues, historianë diskutuan për ndikimin që ka media në njohjen e së kaluarës.
“Përmes këtij studimi donim të nxirrnim në pah në ç’pikë jemi sot me kujtesën në kohën e rrjeteve sociale, në median online, në të cilat brezi i ri kalon pjesën më të madhe të kohës. Ajo që na rezultoi duke bërë analizë të 701 postimeve të ndryshme, në emisione, në mediat online, platformat OTT dhe rrjetet sociale është që në pjesën më të madhe, autorët që shkruajnë për historinë janë qytetarët, pa dokumente, pa burime, është ‘anonimi’, ndërkohë vetëm 3.4 për qind e të ftuarve janë historianë që kanë ekspertizë që e dokumentojnë atë që thonë”, tha Jonila Godole.
Manipulimi i së shkuarës komuniste sipas profesor Mark Markut mbetet ende një plagë e thellë në shoqërinë tonë
“Një nga gjërat që mendoj se e ka dëmtuar shumë shoqërinë tonë është krimet e komunizmit përmes disa etapave, fillimisht kanë tentuar të relativizoheshin, në një fazë të dytë ka pasuar heshtja, faza e tretë që është faza e manipulimit. Kjo është faza më e rëndë që shoqëritë kanë hyrë sidomos Shqipëria”, u shpreh Marku.
Për shumë vite, shumë familje shqiptare kanë mbetur në errësirë për fatin e të dashurve të tyre, të cilët u zhdukën gjatë periudhës komuniste. Luigj Ndou thekson rëndësinë e një hetimi për varrezat dhe të dhënat që lidhen me këto tragjedi.
“Kemi ende mijëra viktima që ende rezultojnë të zhdukura. Të gjitha këto çështje kërkojnë një trajtim objektiv dhe gjithë përfshirës. Gjatë muajve të ardhshëm ne do të bëjmë ekzaminimin e 6 varrezave potenciale, ku besohet ose pretendohet që janë varrosur viktimat e regjimit komunist dhe do të ndihmojmë autoritetin e dosjeve për të krijuar një databazë kombëtare, të të gjithë personave që konsiderohen të zhdukur gjatë periudhës komuniste”, tha Luigj Ndou, drejtor i Marrëdhënieve me Qeverinë për Tiranën në ICMP.
Studimi është shoqëruar me një sërë videosh ndërgjegjësuese për brezin e ri, ku shihet që nuk kanë informacion për të shkuarën.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ministri i Drejtësisë: Do të mbyllen burgjet e trashëguara nga komunizmi
- Dosjet më të errëta të komunizmit, Genta Sula: Ja cilat më kanë mbetur në mendje
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset
- 21:53 Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja
- 21:51 Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar
- 21:50 Misteri i vdekjes së aktores turke merr fund, autopsia zbulon të vërtetën
- 21:43 Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja
- 21:38 A është Turqia përgjigja për problemet energjetike të Gjermanisë?