Ministri i Drejtësisë: Do të mbyllen burgjet e trashëguara nga komunizmi
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka njoftuar se do të mbyllen burgjet e trashëguara nga periudha e komunizmit, duke u shprehur se ato janë struktura të amortizuara dhe që kërkojnë një kosto të lartë për mirëmbajtje.
Në një deklaratë të bërë gjatë Komisionit të Ligjeve, Manja sqaroi se, sipas një masterplani, do të mbyllen burgjet e Tepelenës, Burrelit dhe burgu 302 te Mine Peza, në Tiranë.
Ministri theksoi se ky proces ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe punës për të burgosurit, si dhe për të siguruar një sistem më efikas.
“Kemi nisur mbylljen e institucioneve të vuajtjes së dënimit të trashëguara nga regjimi komunist, dhe kjo do të vazhdojë deri në mbylljen e të gjitha burgjeve të vjetra. Ato janë të amortizuara dhe na kushtojnë shumë për mirëmbajtje. Nuk do të hapim institucione të reja, por do të modernizojmë dhe transformojmë strukturat ekzistuese, si për shembull, burgun e Kukësit, i cili do të shërbejë për zonën dhe gjithashtu do të mbështesë edhe Kosovën”, tha Manja.
Në lidhje me të miturit, Manja njoftoi se do të ndërtohet një institut i ri dhe modern për të miturit, i cili do të hapet pas mbylljes së institucionit aktual në Kavajë.
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset