Ndahet nga jeta themeluesja e Partisë Socialdemokrate të Kosovës
Është ndarë nga jeta aktivistja e njohur politike dhe themeluesja e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Kaqusha Jashari. Lajmi u konfirmua nga familjarët e saj mëngjesin e kësaj të marte.
Kaqusha Jashari do të kujtohet si një ndër zërat më të fortë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe si një figurë që la gjurmë të thella në historinë moderne të Kosovës. E angazhuar për dekada në jetën politike, ajo u dallua si grua e vendosur, e cila nuk hoqi dorë nga ideali për një shoqëri më të drejtë, demokratike dhe progresive.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, shprehu ngushëllimet e saj të thella për ndarjen nga jeta të zonjës Jashari, duke e cilësuar atë si një prej figurave më të njohura dhe më të rëndësishme të historisë politike të vendit.
“Ajo dha kontribut të pandërprerë në periudha vendimtare për vendin,” u shpreh Osmani, duke shtuar se jeta dhe vepra e saj mishërojnë përkushtimin ndaj atdheut, si një zë i fuqishëm në kohë sfidash, themeluese dhe udhëheqëse e një partie politike, deputete e zgjedhur nga populli dhe një krijuese e spikatur në fushën e artit.
Presidentja gjithashtu shprehu mbështetje për familjarët e saj, duke i inkurajuar të gjejnë forcë në përballimin e kësaj humbjeje të madhe.
Varrimi i Kaqusha Jasharit do të bëhet pasditen e kësaj të marte në orën 13:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës, ku pritet të marrin pjesë figura të larta shtetërore, përfaqësues politikë dhe qytetarë të shumtë që e vlerësonin dhe respektonin punën e saj të palodhur për Kosovën.
LEXONI GJITHASHTU:
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 10:22 Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie
- 10:22 Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament
- 10:04 Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë
- 10:00 Balla publikon pamjet e policit të plagosur nga tensionet jashtë Kuvendit: Kjo nuk është më protestë paqësore, por terrorizëm
- 09:56 Vijojnë tensionet, protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të deputetit
- 09:49 Protestuesit bllokojnë rrugët, ulen në tokë! Përplasen me policinë