Ndahet nga jeta legjenda e futbollit shkodran, Paulin Ndoja
Një tjetër emër i madh i futbollit shkodran dhe atij shqiptar është shuar. Pas ndarjes nga jeta të ikonave si Medin Zhega, Ramazan Rragami dhe Sabah Bizi, është ndarë nga jeta edhe Paulin Ndoja, i njohur si pjesë e katërshe së famshme që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë.
“Mjeshtri i Madh” ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të ndritur si futbollist dhe trajner.
I lindur në Shkodër më 19 dhjetor 1945, Ndoja nisi që herët të merrej me futboll, duke spikatur menjëherë për talentin e tij si portier.
Në moshën 20-vjeçare fitoi Kupën e Shqipërisë me Vllazninë në vitin 1965. Pas një periudhe të shkurtër në Skrapar si ushtar, u rikthye në Shkodër, ku ndihmoi ekipin të fitonte titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë në sezonin 1971-1972.
Një vit më vonë, për arsye biografike, iu desh të largohej nga futbolli aktiv. Në vitet ’80, nisi një tjetër kapitull si trajner i portierëve, profesion që e ushtroi me përkushtim deri para pesë vitesh.
Trofetë e fituara:
Si futbollist: Kupa e Shqipërisë (1965), Kampion i Shqipërisë dhe Kupa (1971-72)
Si trajner: Kupa e Shqipërisë (1987), Kampion i Shqipërisë (1992, 1998, 2001)

Reagimi i kreut të FSHF-së
Pas ndarjes nga jeta të legjendës së portës shkodrane, ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka, duke e cilësuar Paulin Ndojën si një ikonë të futbollit shqiptar dhe një figurë me kontribut të pashlyeshëm për Vllazninë dhe sportin kombëtar.
“Mjeshtri i Madh”, një ikonë e vërtetë e sportit, i ka dhënë shumë futbollit si lojtar për shumë vite e më pas si trajner, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar për brezat që erdhën pas. Një personalitet i madh, i cili ka dhënë një kontribut të pashlyeshëm për Vllazninë dhe për futbollin tonë.
Në emrin tim dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ndoja, të afërmve, miqve dhe gjithë komunitetit sportiv shkodran për këtë humbje të madhe.
Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i paharruar. U prehsh në paqe, legjendë!” – shkruan Duka.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet