44 kallëzime penale për krime zgjedhore – Prokuroria e Përgjithshme publikon shifrat

7 Maj 2025 | 13:04

Prokuroria e Përgjithshme ka bërë me dije se deri ditën e sotme ka regjistruar 44 kallëzime penale në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve.

Burimet e njoftimit të veprave penale për kallëzimet e mësipërme, kanë qeë: policia gjyqësore në 19 raste; SPAK në 9 raste; subjekte politike në 6 raste; të nisura kryesisht në 8 raste dhe shtetas në 2 raste.

“Nga raportimet e bëra në Prokurorinë e Përgjithshme rezulton se kallëzimet e mësipërme janë regjistruar 5 në Prokurorinë Fier, 3 në Prokurorinë Sarandë, 2 në Prokurorinë Durrës, 7 në Prokurorinë Tiranë, 2 në Prokurorinë Gjirokastër, 3 në Prokurorinë Kukës, 3 në Prokurorinë Lezhë, 9 në Prokurorinë Dibër, 2 në Prokurorinë Vlorë, 1 në Prokurorinë Korçë, 2 në Prokurorinë Shkodër dhe 5 në Prokurorinë Elbasan. Nga kallëzimet e kryera janë regjistruar gjithsej 20 procedime penale për veprat penale si më poshtë:

– Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier janë regjistruar gjithsej 5 procedime, 2 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a të Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a, paragrafi 4 i Kodit Penal dhe 1 procedim për veprën penale të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal;

– Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër janë regjistruar 2 procedime për veprat penale të parashikuara nga nenet 326/1 dhe 329/1 të Kodit Penal;

– Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan janë regjistruar në total 4 procedime për veprat penale të parashikuara nga nenet 328/a, 248, 332/a, 134/1 dhe 287/b të Kodit Penal;

– Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës është regjistruar 1 procedim për veprat penale të parashikuara nga nenet 328/a dhe 248 të Kodit Penal;

– Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër është regjistruar 1 procedim për veprat penale të parashikuara nga nenet 237/5 dhe 328/a, paragrafi 4 të Kodit Penal;

– Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër janë regjistruar 2 procedime për veprat penale të parashikuara nga nenet 328/a dhe 328/b të Kodit Penal;

– Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë janë regjistruar 2 procedime për veprat penale të parashikuara nga nenet 325 dhe 326/a të Kodit Penal;

– Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës është regjistruar 1 procedim për veprën penale të parashikuara nga neni 328/a i Kodit Penal;

– Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë është regjistruar 1 procedim për veprën penale të parashikuar nga nenet 328/a i Kodit Penal; dhe

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë është regjistruar 1 procedim për veprën penale të parashikuar nga nenet 328/a i Kodit Penal.

Ndërkohë i janë dërguar për kompetencë SPAK 1 kallëzim nga Prokuroria Durrës dhe një procedim penal nga Prokuroria Fier. Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi”, bëri me dije Prokuroria.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në në lagjen “Sanxhaku” të Laçit. Sipas informacioneve paraprake, i riu...
19:51 | 25/07/2026

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme,...
19:04 | 25/07/2026

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026