Kamioni përplaset me ambulancën, 4 të plagosur nga aksidenti në aksin Fier-Lushnjë

7 Maj 2025 | 16:39

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mërkurë në aksin rrugor Fier–Lushnjë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”.

Një kamion është përplasur me një ambulancë dhe, si pasojë e përplasjes së fortë, kanë mbetur të plagosur katër persona që ndodheshin në amulancë.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar: pacienti 38-vjeçar, babai i tij 74-vjeçar, një punonjës i policisë nga Skrapari, 54 vjeç si dhe një infermier nga Çorovoda të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ambulanca po dërgonte 38-vjeçarin G.Z nga spitali psikiatrik i Vlorës drejt banesës ndërsa pas aksidentit të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia, ambulanca dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Si pasojë e përplasjes është krijuar edhe një radhë e gjatë automjetesh, për shkak të bllokimit të qarkullimit në këtë segment rrugor.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, në vendin e quajtur “Vajkan”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur automjeti tip “Kamion” me drejtues shtetasin I. S., dhe autombulanca me drejtues shtetasin J. T.,

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pacienti, shtetasi G. Z., 38 pacient nga spitali psikiatrik Vlorë, shoqeruesit e tij shtetasi E. Z., 74 vjeç, banues në Skrapar dhe babai i pacientit, shtetasi H. B., 54 vjeç punonjësi i policisë në Komisariatin e Skraparit(SPZ) dhe shtetasi T. M., banues në Çorovodë infermieri që shoqërone pacientin, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, thuhet në n joftimi ne policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026