Arrestohet me kokainë kandidati i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Sarandë

7 Maj 2025 | 15:46

Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë, Ergys Isufin, kandidatin për deputet të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në qarkun e Vlorës.

Isufi ra në pranga pasi iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si kokainë.

Sipas burimeve, gjatë kontrollit policor, Isufi është përpjekur fillimisht të largohet nga vendi i ngjarjes, por është neutralizuar dhe arrestuar nga forcat e rendit.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e qytetit bregdetar, ndërsa pritet që ndaj tij të ngrihen akuzat për “posedim të lëndëve narkotike” dhe “kundërshtim të punonjësve të policisë”.

Policia e Sarandës po vijon veprimet procedurale dhe hetimet për të zbardhur tërësisht rrethanat e ngjarjes.

“Shtetasi në fjalë është shoqëruar në ambientet e Policisë, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një dozë e dyshuar lëndë narkotike kokainë. Ky shtetas ka tentuar t’i largohet shërbimeve të Policisë, por është kapur dhe neutralizuar menjëherë. Aktualisht po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe kontrolle në banesën e tij. Në përfundim të veprimeve procedurale, do të jepet njoftimi i plotë për rastin”, bëjnë me dije burime nga policia.

Ndërkohë, ende nuk ka një reagim zyrtar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” lidhur me arrestimin e kandidatit të tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Korçë, ku një 18-vjeçar mbeti i plagosur pas...
09:56 | 18/07/2026

Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje

Iso-polifonia shqiptare është bërë pjesë e kolonës zanore të filmit më të ri të Christopher Nolan, “Odisea”. Regjistrimet u realizuan në Vlorë nga mjeshtri i...
09:12 | 18/07/2026

37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)

Një tjetër plagosje është regjistruar mbrëmjen e së premtes. Plagosja e dytë u regjistrua në Korçë ku njerku ka dhunuar rëndë djalin e bashkëjetueses. 18-vjeçari...
08:26 | 18/07/2026