Shpërndanin kokainë dhe kanabis, arrestohen 2 të rinj në Tiranë

23 Prill 2025 | 14:36

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza dhe ka arrestuar 2 persona.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit Nr. 1 dhe 4 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve kanë vënë në pranga shtetasin K. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga kontrollet në automjet dhe në banesën e 24-vjeçarit, shërbimet e Policisë sekuestruan sasi lënde narkotike kanabis sativa e ndarë në doza të gatshme për shitje. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndante sasi lënde narkotike kanabis sativa, në doza, në banesë, dhe më pas i shpërndante me automjet.

Gjithashtu u arrestua shtetasi Q. Z, 25 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Tiranës, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme

Meteorologu Hakil Osmani në një lidhje live për Euronews Albania ka dhënë jep një pasqyrë të detajuar të situatës së motit dhe temperaturave ekstreme që...
11:05 | 18/07/2026

Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë

Nëntë persona janë proceduar penalisht nga policia në Tiranë gjatë një operacioni të quajtur “Illegal trade”. Të proceduarit mësohet se janë administrator ose përfaqësues të...
10:35 | 18/07/2026

U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian

Një egjiptian është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Policia bën me dije se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se organizonte...
10:19 | 18/07/2026