Policia Kufitare ka goditur një rast të organizimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore nga Greqia në Shqipëri, të emigrantëve të paligjshëm nga vendet e treta, me destinacion vendet e BE-së.
Operacioni është koduar “Lugina 1”, ndërsa të arrestuarit janë dy shtetas sirianë: Tarek Abid Eshaq dhe Barud Hajali Ali.
“Këta shtetas ndihmonin emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufirin jeshil me Greqinë, me qëllim kalimin në Mali të Zi dhe më pas në vendet e BE-së. U kapën në flagrancë gjatë natës, në fshatin Kapshticë të Korçës, duke shoqëruar 8 egjiptianë dhe algjerianë (4 prej tyre të mitur)”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Nga hetimet e thelluara të kryera prej 2 muajsh rezulton se të dyshuarit e kanë kryer disa herë këtë veprimtari kriminale më parë, por emigrantët janë kapur nga shërbimet policore, në tentativë për të kaluar drejt Malit të Zi”, thotë policia.
Njoftimi i plotë i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Lugina 1”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt pagesës.
Organizonin dhe zhvillonin veprimtarinë e dhënies ndihmë për kalimin të kufirit në mënyrë të paligjshme, kundrejt fitimit, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas sirianë.
Këta shtetas ndihmonin emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufirin jeshil me Greqinë, me qëllim kalimin në Mali të Zi dhe më pas në vendet e BE-së.
Shtetasit sirianë u kapën në flagrancë gjatë natës, në fshatin Kapshticë të Korçës, duke shoqëruar 8 shtetas egjiptianë dhe algjerianë (4 prej tyre të mitur).
Nga hetimet e thelluara të kryera prej 2 muajsh rezulton se këta shtetas e kanë kryer disa herë këtë veprimtari kriminale, më parë, por emigrantët janë kapur nga shërbimet policore, në tentativë për të kaluar drejt Malit të Zi.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit sirianë:
B. A., 25 vjeç, dhe T. E., 26 vjeç, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë sirianë, ndihmonin emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës, që të kalonin ilegalisht në Shqipëri, nëpërmjet kufirit tokësor me Greqinë.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
- EMRI| Shpërndante droga të forta në Korçë, vihet në pranga 35 vjeçari
- Dita Ndërkombëtare e Romëve, vështirësitë e komunitetit në Korçë