Dita Ndërkombëtare e Romëve, vështirësitë e komunitetit në Korçë

8 Prill 2025 | 17:02

8 Prilli njihet si Dita Ndërkombëtare e Romëve, ku në shumë raste diskutohet zhvillimi i tyre socio-ekonomik dhe arsimor, por në qytetin e Korçës realiteti është krejt ndryshe.

Gurali dhe Lumturie Nazifi jetojnë në këtë gjendje në një kasolle.

E vetmja mënyrë jetese e tyre është të grumbullojnë metale në mbeturina, që më pas i shesin e sigurojnë bukën e gojës.

“Vështirë është, ç’të besh? Ku do vëmë? Pa përkrahje, pa ndihmë ekonomike. Dalim kazanëve, mbledhim ndonjë kapaçkë, ku re jetosh. Nuk ka ardhur asnjë të ndihmojë. Kush bëhet merak për ne? Gjithë jetën në kasolle, 30 vite”, thotë Gurali Nazifi, pjesëtar i komunitetit rom.

“Shumë e vështirë, të sëmurë jemi. Jam me probleme me shtyllën kurrizore. Nuk kam të ndjek nëpër spitale. Ja kalohet jeta këtu? Kishim plehrat, punon aty, tani nëpër kazanë. Ai del andej vjen vërdallë që nxjerrim bukën e gojës”, shprehet Lumturie Nazifi, pjesëtare e komunitetit rom.

Edhe të rinjtë e komunitetit rom tregojnë vështirësinë e të jetuarit në një lagje të tillë, ku asnjëherë nuk ka pasur investime.

Në qytetin e Korçës jetojnë afro 23 mijë banorë të identifikuar si pjesë e komunitetit egjiptian e rom.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Theth, ku për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë shpëtuar...
10:38 | 17/07/2026

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026