50 persona u evakuuan në Metz për shkak të rrezikut të shembjes së ndërtesës
Autoritetet lokale në Metz, një qytet në verilindje të Francës, njoftuan se rreth 50 persona u evakuuan sot për shkak të rrezikut të shembjes së një ndërtese banimi.
Në njoftimin e kryetarit të bashkisë së Metz, thuhet se qiramarrësit e ndërtesës që kërcënohej me shembje, si dhe banorët e disa ndërtesave përreth, u evakuuan, raporton BFMTV.
“Ekziston një kërcënim real dhe i menjëhershëm për shembje. Pra, mund të ketë një shembje të papritur të ndërtesës”, paralajmëroi kryebashkiaku i Metz, François Grodidier, në rrjetet sociale.
Ai tha se një kompani ndërtimi e kualifikuar duhet të mbështesë themelet dhe bodrumin e ndërtesës.
“Këto punime ndërtimi janë të rrezikshme dhe hyrja në vendin e ndërtimit do të ndalohet rreptësisht për publikun dhe banorët derisa të eliminohen rreziqet”, njoftoi kryebashkiaku i Metz.
Sulmi rus vret të paktën katër persona, Zelenskyy kërkon presion më të madh ndaj Moskës
Mijëra persona protestojnë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AfD
Gjermania zhvillon bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportin se Kina po stërvit ushtarë rusë
- 13:34 Gjermani, gjendet në një lumë një armë e Luftës së Dytë Botërore
- 13:22 Ake do të largohet nga Manchester City për t’u bashkuar me Fenerbahcen
- 13:05 Kanabis me vlerë 250 mijë euro në Rinas, policia ndan detaje: Në pranga 34-vjeçari. Procedohen 2 persona (VIDEO)
- 13:04 Temperatura të larta dhe kthjellime, ja si parashikohet moti për ditët e ardhshme
- 12:48 Rama për BBC: Protestat, shenjë e një shoqërie të shëndetshme dhe demokratike
- 12:48 Përplasje e rëndë mes 6 makinave në autostradën “Ibrahim Rugova”, plagosen 8 persona, mes tyre edhe një grua shtatzënë