Berisha përshëndet zgjedhjen e Papës së ri: Një Donald Trump i ri në Vatikan
Duke folur në takimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit në Shkodër, kryetari i Partisë Demokratike ka përshëndetur zgjedhjen e Papës së ri.
Berisha bëri një paralele mes Papës dhe Trump, duke thënë se Papa i ri është një Donald Trump në Vatikan.
Ai i uroi Papës së ri jetë të gjatë dhe suksese në udhëheqjen e Vatikanit dhe të besimtarëve katolikë në mbarë botën.
“Papë i ri u zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan. Papa Leo, një amerikan! Le ta urojmë.
Le t’i urojmë edhe njëherë jetë të gjatë dhe sukseset më të mëdha në udhëheqjen e Vatikanit dhe të besimtarëve katolikë në mbarë botën”, tha Berisha.
Kujtojmë që Kardinali Robert Prevost i SHBA-së është zgjedhur si pasardhës i Papa Françeskut. Prevost është papa i parë amerikan në histori dhe ai ka zgjedhur si emër papnor emrin Leoni i XIV.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta