Optimizëm në tregjet e aksioneve evropiane e amerikane, priten negociata Kinë-SHBA
Indekset e aksioneve evropiane dhe amerikane po rriten sot pas njoftimit të një marrëveshjeje paraprake tregtare midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa tregjet mezi presin edhe bisedimet e rëndësishme tregtare midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara që fillojnë në fundjavë në Zvicër.
Përveç kësaj, investitorët do të ndjekin raportet e fitimeve të “Commerzbank” gjermane, “Mediobanca” italiane dhe kompanisë spanjolle të telekomunikacionit “Cellnex”, raporton CNBC.
Në orën 9:30 të mëngjesit të sotëm, indeksi DAX i Bursës së Frankfurtit u rrit me 0.55 për qind në 23,472.50 pikë, ai i Londrës FTSE 100 me 0.33 për qind në 8,559.98 pikë, ai francez CAC 40 me 0.52 për qind në 7,733.59 pikë, ndërsa Bursa e Moskës ishte e mbyllur për shkak të festave dhe festimeve të Ditës së Fitores.
Vlera e indeksit të aksioneve amerikane Dow Jones u rrit me 0.62 për qind në 41,368.45 pikë , indeksi S&P 500 me 0.58 për qind në 5,663.84 pikë, dhe vlera e indeksit Nasdaq me 1.07 për qind në 17,928.14 pikë.
Kontratat e ardhshme të gazit evropian për muajin qershor u shitën në hapjen e bursës “TTF” me një çmim prej 35.7 eurosh për megavat-orë.
Sipas të dhënave aktuale nga bursa, çmimi i naftës bruto u rrit në 60,345 dollarë, dhe çmimi i naftës Brent në 63,268 dollarë.
Çmimi i arit u rrit në 3,327.72 dollarë për ons, dhe çmimi i grurit u rrit në 5.1378 dollarë për bushel (një bushel është i barabartë me 27.216 kg).
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje