Pakistani nis një operacion ushtarak kundër Indisë, sulmon dy baza ajrore

10 Maj 2025 | 08:40

Pakistani e ka nisur një operacion ushtarak kundër Indisë, pasi e akuzoi atë për sulme raketore në drejtim të tri bazave ajrore pakistaneze mbrëmjen e së premtes. Kjo lëvizje shënon përshkallëzim tjetër të madh të tensioneve mes dy fqinjëve të armatosur me armë bërthamore.

Burime të sigurisë pakistaneze i thanë Radios Mashaal se operacioni mban emrin e koduar “Bunyanun Marsoos”, një fjalë arabe e marrë nga një varg i Kuranit që do të thotë “shtyllë e fortë”.

Ndërkohë, kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, thirri një mbledhje urgjente të Autoritetit të Komandës Kombëtare për të shtunën. Ky autoritet, ndër të tjera, merret me çështjen e armëve bërthamore.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, bisedoi me shefin e ushtrisë pakistaneze, gjeneralin Asim Munir, dhe i bëri thirrje të dyja palëve që të gjejnë mënyra për ta shtensionuar situatën.

Rubio gjithashtu ofroi ndihmën e SHBA-së për të nisur bisedime konstruktive në mënyrë që të shmangen konfliktet e ardhshme, tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Tammy Bruce.

Shërbimi i Forcave të Armatosura të Pakistanit për Marrëdhënie me Publikun (ISPR) tha se është shkatërruar një depo ku India ruante raketat BrahMos. Ushtria tha se ka goditur edhe disa lokacione të tjera, përfshirë aeroportin ushtarak Pathankot dhe bazën ajrore Udhampur. Gjithashtu, theksoi se ka hedhur raketa Fatah 1 ndaj këtyre dy bazave indiane.

Ushtria indiane e quajti të papranueshëm operacionin e Pakistanit.

“Përshkallëzimi i hapur nga Pakistani me sulme me dronë dhe municione të tjera vazhdon përgjatë kufirit tonë perëndimor. Në një nga këto incidente, sot rreth orës 5 të mëngjesit, u panë disa dronë të armatosur mbi Khasa Cantt, Amritsar”, tha ushtria indiane në rrjetin X.

“Dronët armiqësorë u shkatërruan menjëherë nga njësitë tona të mbrojtjes ajrore”, tha ajo.

Burime të sigurisë pakistaneze pretenduan gjithashtu se ishte kryer një sulm i sinkronizuar kibernetik dhe se energjia elektrike në disa qytete ishte ndërprerë.  Drejtori i përgjithshëm i ISPR-së, gjeneral Ahmad Sharif, tha se dy raketa të tjera ishin lëshuar drejt bazave të tjera ajrore – Murid dhe Shorkot. Sharif pretendoi gjithashtu se India kishte lëshuar disa raketa edhe në Afganistan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026