Dega e PS në Vlorë kërkon zgjatjen e orarit të votimit për shkak të “Giro d’Italia”

10 Maj 2025 | 09:54

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se dega e Partisë Socialiste në Vlorë i ka kërkuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, zgjatjen e orarit të votimit në qytetin e Vlorës nesër deri në orën 22:00.

Kjo kërkesë vjen për shkak se ditën e nesërme të 11 majit, do të vijojë etapa e tretë  e “Giro d’Italia” në qytetin e Vlorës. Ky event është një nga garat më prestigjioze të çiklizmit ndërkombëtar.

Kërkesa është dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi. Me qëllimin për të mos u penguar qytetarët ditën e nesërme për të votuar, dega e PS në Vlorë e ka parë të arsyeshme këtë kërkesë ndaj KQZ-së.

Pritet që në orët në vijim KQZ të marrë një vendim lidhur me këtë çështje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026