Dita e dytë e “Giro “d’Italia” në Tiranë, kur nis bllokimi i rrugëve
Këtë të shtunë të 10 majit, në Tiranë zhvillohet etapa e dytë e “Giro d’Italia”, një nga garat më prestigjioze të çiklizmit ndërkombëtar. Kjo etapë do të përfshijë vetëm rrugët e qytetit të Tiranës.
Për shkak të zhvillimit të kësaj etape të dytë të garës ndërkombëtare të çiklizmit “Giro d’Italia”, Policia e Tiranës ka njoftuar masat e përkohshme të kufizimit të trafikut dhe parkimit në disa akse kryesore të qytetit.
Për të siguruar zhvillimin e mbarë të garës dhe sigurinë e pjesëmarrësve dhe qytetarëve, do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi në disa rrugë gjatë periudhës 10:00-18:00.
Akset e ndaluara përfshijnë Sheshin “Skënderbej”, Rrugën “Urani Pano”, Bulevardin “Gjergj Fishta”, Bulevardin “Bajram Curri” dhe shumë rrugë të tjera të rëndësishme të qytetit, si dhe do të ketë kufizime në aksesin e disa blloqeve të banimit, veçanërisht në zonat pranë “Papa Gjon Pali II” dhe “Ukraina e Lirë”.
Punonjësit e Policisë kanë zhvilluar një instruktazh të posaçëm mëngjesin e sotëm për të siguruar përmbushjen me përpikmëri të detyrave përgjatë itinerarit të garës.
Policia Tiranë kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve për të respektuar këto kufizime të përkohshme dhe për të ndihmuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të këtij eventi të rëndësishëm ndërkombëtar.
LEXONI GJITHASHTU:
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 08:49 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë e ngjashme si Ngushtica e Hormuzit?