Rama ironizon Berishën: Do shpallë fitoren dhe më pas revolucionin, LaCivita do…
Gjatë fjalës së tij në mbyllje të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama ironizoi kryetarin e PD-së, Sali Berisha.
Duke bërë një parashikim të situatës pas zgjedhjeve, Rama tha se Berisha në fillim do shpallë fitoren, më tej do të thotë se zgjedhjet u vodhën dhe në fund do shpallë revolucionin.
Ndërsa sipas Ramës, LaCivita do të ikë me një tufë parash dhe do të harrohet, ai u shpreh se PS do të fitojë mandatin e katërt të qeverisë me të paktën 78 mandate.
“Bufi do ta falenderojë popullin për fitoren më 11 maj. Të hënën në drekë do të japë alarmin për vjedhjen. Dhe mëngjesin e së martës do thërrasë popullin për revolucion. Latifi do të ikë me një grumbull parash. Do harrohet Latifi si kapelja trampiste që ia rrasi në kokë bufit. Ndërsa ne, PS, do të marrim mandatin e katërt me të paktën 78 mandate. Dhe nuk do të humbin asnjë minutë për Shqipërinë në BE. Për Shqipërinë me pagën mesatare 1200 euro. Për Shqipërinë turistike me investime shembullore nga veriu në jug,” tha Rama.
Kujtojmë që takimi përmbyllës i PS për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit u zhvillua në fushën sportive të Parkut Olimpik në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit