“PS merr mbi 78 mandate”, Rama mbyll fushatën për zgjedhjet e 11 majit në Tiranë
PS mbylli këtë të premte fushatën për zgjedhjet e 11 majit në Parkun Olimpik në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama ftoi shqiptarët që të votojnë për Shqipërinë në Bashkimin Europian.
Rama tha se Partia Socialiste do të marrë më shumë se 78 mandate në zgjedhjet e 11 majit.
“Ne edhe aritmetikisht do të ngjitemi më lart, me e pakta 78 mandate”, tha Rama.
Ai tha se PS e nxori Tiranën nga gërmadhat dhe e rilindi atë ndërsa tha se në kryeqytet PS do të marrë deri në 20 mandate.
“Tiranë e dashur, Shqipëri e shtrenjtë, shqiptarë dhe shqiptare pa krahinë, fe e ide, kudo që jeni, vëllezër e motra socialistë të progresit, ju këtu, shokë e shoqe të armëve nga Tirana. Partia Socialiste e Shqipërisë e nxori Tiranën nga gërmadhat dhe më pas e rilindi. Jemi në kulmin e një tjetër rrugëtimi katërvjeçar, në ngjitje, lart, drejt majës ku ndodhet Shqipëria e Europës së Bashkuar. Nuk besoj te rastësitë dhe nuk është rastësi që sot jemi këtu, më 9 maj, në Ditën e Europës, për të thënë fjalën e fundit të këtij rrugëtimi. E më pas, për të shkruar së bashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve në kutitë e votimit, dhe për të firmosur aty marrëveshjen tonë të madhe për Shqipërinë tonë europiane, për Shqipërinë në Bashkimin Europian”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori