Mitingu përmbyllës i fushatës së PD-së: Mijëra qytetarë mbushin Bulevardin e Tiranës
Ka nisur zyrtarisht mitingu përmbyllës i fushatës elektorale të Partisë Demokratike, ku mijëra qytetarë i janë përgjigjur ftesës së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Të mbledhur te zona e njohur e Tiranës, te ish-Stacioni i Trenit, ata po përmbyllin një fushatë që kishte nisur po nga ky qytet më 11 prill.
Me flamuj në duar, kapelet e numrit 1 dhe bluzat e stampuara me logon e Partisë Demokratike, qytetarët kanë mbushur Bulevardin e Ri, duke treguar një mobilizim të gjerë për këtë ngjarje të rëndësishme. Sipas të dhënave të bëra publike më herët, demokratët kanë parashikuar se në këtë miting do të marrin pjesë mbi 10 mijë qytetarë.
Përveç ish-kryeministrit dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, një tjetër figurë e rëndësishme e fushatës, Chris LaCivita, strategu i saj, do të mbajë fjalën gjatë këtij tubimi, duke ofruar mbështetje për vizionin dhe planin e PD-së për të ardhmen e Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore