Emrat/ Stilisti i njohur nga Prishtina plagos bashkëshorten dhe vret veten
Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja tragjike në Prishtinë ku një 34-vjeçar plagosi bashkëshorten dhe më pas i dha fund jetës.
Viktima është stilisti i njohur, Festim Isufi, i cili dyshohet se ka sulmuar gruan e tij, Rina Maloku, me thikë, dhe më pas ka përdorur të njëjtën thikë duke goditur për vdekje veten e tij.
Sipas raportimeve të fundit, 30-vjeçarja Rina Maloku është goditur me thikë dhe është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore ndërsa, Festim Isufi ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Kujtojmë se Rina Maloku, gruaja e tij, është influencere e njohur në rrjetet sociale. Ndërsa Festim Isufi ishte stilisti i parë shqiptar që prezantoi koleksionin e tij prej 20 veshjesh Haute Couture në Javën e Modës në Paris. Përveç kësaj, Isufi kishte mbajtur edhe kurse profesionale për dizajn mode.
“Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë. Hetuesit policor po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes,” tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë së Kosovës.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike dhe për të zbuluar motivet e mundshme të veprimeve të autorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa