Takimi përmbyllës i PD, LaCivita: E gjithë bota i ka sytë në këto zgjedhje

9 Maj 2025 | 20:38

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka mbajtur një fjalim në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale, duke theksuar rëndësinë historike të votës së shqiptarëve në zgjedhjet e 11 majit.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të përdorin këtë mundësi për të ndryshuar të ardhmen e Shqipërisë dhe për të mbyllur një herë e përgjithmonë periudhën e politikanëve që, sipas tij, i kanë shkaktuar vendit probleme ekonomike dhe sociale.

“Ju keni tani një shans historik dhe një mundësi për ti treguar botës se shqiptarët e refuzojnë politikën e së kaluarës, se ju nuk do të frikësoheni dhe nuk do të reshtni se luftuari për familjet tuaja. Po ajo ndodh vetëm nëse shkoni të votoni, sillni familjen, miqte, fqinjët dhe largojeni Edi Ramën.

Në Shqipërinë e re me Berishën, ju do keni një burrë që shpëton jetë. Pse nuk vendosni besimin tuaj në një mjek që do të shpëtojë të ardhmen e Shqipërisë, një plan real për të rregulluar ekonominë dhe ti japë fund korrupsionit, në një plan real që do përmirësojë jetën tuaj.

Vij sot tek ju si amerikan që shikon një të ardhme të ndritur për një vend të madh dhe popull të shkëlqyer”, tha LaCivita.

Ai përmendi gjithashtu mbështetjen ndërkombëtare për këtë proces zgjedhor, duke shtuar se e gjithë bota po i vë sytë Shqipërisë në këto zgjedhje.

“E gjithë bota i ka sytë nga këto zgjedhje. Votoni për të ardhmen tuaj, votoni për mbështetjen tuaj. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, përfundoi La Civita.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026