Fredi Beleri voton si eurodeputet në Himarë: Zgjedhjet janë festë e demokracisë

11 Maj 2025 | 11:09

Eurodeputeti Fredi Beleri ka ushtruar të drejtën e tij të votës në Himarë. Në qendrën e votimit ku eurodeputeti votoi kishte prani edhe të mediave helene.

Pas votimit, Beleri tha për Euronews Albania se zgjedhjet janë festë e demokracisë, ndaj shpreson që të jenë të tilla edhe për Shqipërinë.

“Në të gjithë botën e përparuar zgjedhjet janë një festë e demokracisë. Shpresojmë të jetë e tillë edhe në vendin tonë.

Shpresojmë të vijojë një proces i qetë dhe të fitojë demokracia, të çlirohet populli shqiptar nga kjo trysni që i ka zënë frymën. Deri më tani në Himarë nuk ka probleme. Fjalën e kanë qytetarët”,-tha Beleri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026