Incident në Maqellarë të Dibrës, kandidati socialist godet komisionerin e PS
Një incident është shënuar rreth orës 13:00 në qendrën e votimit në Maqellarë të Dibrës.
Gazetarja e Euronews Albania raporton se një kandidat i PS ka goditur komisionerin e të njëjtës forcë politike.
Mbrëmjen e djeshme në fshatin Pilafe në Dibër u regjistruan incidente mes shtabeve elektorale të PD dhe PS.
Partia Demokratike denoncoi se dy automjete po shpërndanin para në këmbim të votave në këtë zonë.
Gjithashtu PD-ja pretendoi se kishte filmuar babanë e kandidatit të Partisë Socialiste, Daniel Gjura, në një akt të dyshuar të blerjes së votave.
Sipas PD-së, gjatë momentit të incidentit është krijuar një situatë tensioni, pas së cilës babai i kandidatit është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes. Gjatë largimit, PD pretendon se Gjura ka qëlluar me armë në ajër.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta