Aksident me dy të plagosur në aksin rrugor Korçë-Pogradec

11 Maj 2025 | 17:24

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Maliq-Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Tyrbes së Pirgut, kur një mjet ka dalë nga rruga duke fluturuar për gati 50 metra e duke përfunduar në një sipërfaqe të mbjellë me vreshta. Në këtë mjet kanë qenë duke udhëtuar 3 pjesëtarë të një familje, përfshi këtu një vajzë 13-vjeçare.

Burime të siguruara pranë policisë së qarkullimit rrugor thanë se dy mund të jenë shkaqet e këtij aksidenti, së pari drejtuesi i mjetit nga shpejtësia tej normave të lejuara ka humbur kontrollin në kthesë aq sa e ka pasur të pamundur të mbajë mjetin në kontroll.

Versioni i dytë, gjithnjë sipas ekspertëve të qarkullimit rrugor, drejtuesi i mjetit ka kryer një manovër të gabuar në një parakalim duke mos arritur të mbajë edhe në këtë rast mjetin në kontroll.

Nga aksidenti dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që pasagjeri tjetër ka lëndime por jo serioze. Policia në vendngjarje po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026