Zelanda e Re synon marrëdhënie më të ngushtë me Kinën, deklaron ministrja e Jashtme

7 Maj 2021 | 08:51

Zelanda e Re po kërkon një lidhje më të pjekur me Kinën e cila shkon përtej marrëdhënieve tregtare si dhe lejon hapësirat për çështje ku kanë mosmarrëveshje, veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut, është shprehur ministrja e Jashtme Nanaia Mahuta të premten.

Deklarata e kryediplomates vjen pas komenteve të bëra nga Kryeministrja Jacinda Ardern e cila u shpreh se diferencat midis dy kombeve po bëhen gjithnjë edhe më të theksuara, ndërsa së fundmi parlament miratoi unanimisht shkeljet e të drejtave të njeriut kundër ujgurëve në Kinë, lëvizje që ka zemëruar Pekinin.

“Për ne është e rëndësishme të jemi respektues, të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm në mënyrën sesi përçojmë çështjet për të cilat biem dakord e për të cilat jo. Dhe kjo është pjesë e maturimit të marrëdhënies sonë”, tha Mahuta gjatë një interviste për Reuters.

Zelanda e Re ka marrëdhënie të ngushta tregtare me Kinën dhe shpesh është reklamuar nga Pekini si modeli i marrëdhënieve me vendet perëndimore.

Por, qeveria e Ardern, e cila fitoi një mandat të dytë në tetor, e ka kritikuar Kinën për çështjen e ujgurëve, shkeljet e të drejtave të njeriut në Hong-Kong dhe ka mbështetur pjesëmarrjen e Tajvanit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, pavarësisht paralajmërimeve nga Pekini për të mos e bërë këtë.

Si Mahuta ashtu edhe Ardern janë shprehur se janë të fokusuara në politika të jashtme të pavarura, pa anuar nga asnjë prej blloqeve të mëdha, pozicion që është mbështetur gjerësisht edhe në vend.

Lexoni gjithashtu

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026