Numërohen 40% e kutive në Durrës: PS kryeson me më shumë se 52%, si ndahen mandatet

12 Maj 2025 | 16:15

Në procesin e numërimit të votave në qarkun e Durrësit, kanë përfunduar së numëruari deri tani 200 nga 493 qendra votimi, ose rreth 40% e kutive.

Sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson me 30,414 vota, që përfaqësojnë 52.92% të totalit të votave të numëruara deri tani.

Në vend të dytë është Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), me 22,382 vota ose 38.94%.

Në bazë të këtyre rezultateve dhe projeksioneve për ndarjen e mandateve, PS pritet të sigurojë 8 mandate, ndërsa PD-ASHM do të marrë 6 mandate.

Rezultatet e plota për partitë dhe kandidatët janë si më poshtë:

  • Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM): 22,382 vota (38.94%)
  • Lëvizja Bashkë (BASHKE): 709 vota (1.23%)
  • Lëvizja Atdheu (LA): 128 vota (0.22%)
  • Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 455 vota (0.79%)
  • Partia Socialiste e Shqipërisë (PS): 30,414 vota (52.92%)
  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB): 1,359 vota (2.36%)
  • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 107 vota (0.19%)
  • Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 22 vota (0.04%)
  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 299 vota (0.52%)
  • Partia Mundësia: 1,464 vota (2.55%)
  • Partia Socialdemokrate (PSD): 137 vota (0.24%)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026