Mbyllet procesi i numërimit në Tepelenë, PS fiton bindshëm në të gjitha qendrat

12 Maj 2025 | 10:43

Është mbyllur procesi i numërimit në bashkinë e Tepelenës, ku janë përpunuar të 22 qendrat e votimit. Rezultatet përfundimtare i japin një fitore të thellë Partisë Socialiste të Shqipërisë, e cila ka marrë 3.214 vota ose 68.15% të totalit.

Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 1.003 vota (21.27%), ndërsa subjektet e tjera kanë marrë përqindje shumë të ulëta të votave, duke mos ndikuar ndjeshëm në balancën e garës.

Rezultatet për Tepelenën janë si më poshtë:

  • PS – 3.214 vota (68.15%)

  • PD – ASHM – 1.003 vota (21.27%)

  • PSD – 130 vota (2.76%)

  • NISMA – SHB – 149 vota (3.16%)

  • MUNDËSIA – 84 vota (1.78%)

  • KEA – 46 vota (0.98%)

  • BASHKË – 71 vota (1.51%)

  • LA – 4 vota (0.08%)

  • ADR – 4 vota (0.08%)

  • AKSH – 8 vota (0.17%)

  • DZH – 3 vota (0.06%)

Në rang qarku (Gjirokastër), janë numëruar 119 nga 198 qendra votimi, dhe të dhënat e deritanishme tregojnë se Partia Socialiste ruan një epërsi të qartë. Me 14.686 vota të marra deri tani, PS ka 64.13% të votave, ndërsa PD-ASHM ndjek me 6.410 vota ose 27.99%.

Rezultatet e përkohshme në nivel qarku janë si më poshtë:

  • PS – 14.686 vota (64.13%)

  • PD – ASHM – 6.410 vota (27.99%)

  • NISMA – SHB – 708 vota (3.09%)

  • MUNDËSIA – 327 vota (1.43%)

  • PSD – 248 vota (1.08%)

  • BASHKË – 227 vota (0.99%)

  • KEA – 147 vota (0.64%)

  • DZH – 66 vota (0.29%)

  • AKSH – 30 vota (0.13%)

  • LA – 34 vota (0.15%)

  • ADR – 18 vota (0.08%)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026